Zëvendës kryetari

Nënkryetare e  Komunës së Mitrovicës Veriore është Adrijana Hodžić (Komuniteti i Bashkuar). Ajo u emërua në këtë pozitë nga Kryetari i Komunës  Milan Radojevic në seancën solemne të betimit më 10 Dhjetor 2020. Hodzic ka qenë shefe ekzekutive  e  administratës komunale që nga 2012, dhe midis Prillit 2019 dhe Marsit 2020, ajo ishte gjithashtu Ministre e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës.

Roli i nënkryetarit

Kryetari i komunës ka zëvendësit e tij. Njëri prej tyre është nga  komunitet jo-shumicë. Nënkryetari i Komunës emërohet dhe shkarkohet nga Kryetari i Komunës. Me kërkesë të kryetarit, nënkryetari i komunës e ndihmon kryetarin e komunës në kryerjen e funksioneve ekzekutive dhe vepron në emër të tij / saj në mungesë të tij / saj. Kur pozicioni i Nënkryetarit të Komunës mbetët i zbrazët, Kryetari i Komunës emëron një Zëvendëskryetar të ri të Komunës, jo më vonë se tridhjetë ditë nga momenti kur pozicioni u la i lirë.

Pax logo Logo projekta Nsi logo