Zv. kryetari për komunitete
Roli i nënkryetarit për komunitete
- Në komunat ku më së paku dhjetë përqind (10%) e qytetarëve ju takojnë komuniteteve jo shumicë, emërohet një përfaqësues për komunitete.
- Nënkryetari për komunitete emërohet në të njëjtin mandat me atë të kryetarit.
- Emërimi dhe shkarimi i nënkryetarit për komunitete propozohet nga ana e kryetarit të komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve pjesëmarrës të Kuvendit Komunal, të cilët kanë të drejtë vote dhe ju takojnë komuniteteve jo shumicë.
- Nënkryetari për komunitete ndihmon kryetarin duke ofruar këshilla dhe udhëzime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë.
- Me lirimin e vendit të nënkryetarit për komunitete, kryetari emëron nënkryetarin e ri për komunitete jo më vonë se tridhjetë ditë nga lirimi i vendit.
- Lidhur me konfliktin e interesit për kryetarin vlen mutatis mutandis apo rregullat e njejta sikur dhe për nënkryetarin për komunitete.