Për Mitrovicën Veriore

Komuna e Mitrovicës së Veriut mbulon një sipërfaqe prej rreth 11 km² dhe përfshin pjesën veriore të Mitrovicës dhe fshatrat përreth. Mitrovica e Veriut u formua duke e ndarë komunën e Mitrovicës në dy komuna de fakto, Mitrovicën me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut me shumicë etnike serbe.

Struktura demografike:

Vlerësohet që në Mitrovicën e Veriut jetojnë rreth 26.160 banorë.

  • Serb të Kosovës: rreth 22.530
  • Shqiptar të Kosovës: rreth 1.600
  • Boshnjak: rreth 1.000
  • Goran: rreth 580
  • Turq: rreth 210
  • Rom: rreth 200
  • Ashkali: rreth 40

Sipas statistikave të UNHCR, 381 persona të zhvendosur brenda vendit u kthyen në komunë në vitin 2008: 40 serbë të Kosovës, 1 rom, 7 ashkali dhe egjiptas, 8 boshnjakë, 308 shqiptarë të Kosovës dhe 17 turq.

Ekonomia:

Ekonomia e komunës së Mitrovicës së Veriut mbështetet kryesisht në ndërmarrjet publike, vetëqeverisjen lokale dhe ndihmat. Gjithashtu, ka mbi 100 biznese të vogla që shesin mallra dhe ofrojnë shërbime.

Infrastruktura:

Në Mitrovicën e Veriut, të gjitha rrugët kryesore janë të shtruara. Zona metropolitane e Mitrovicës veriore dhe fshatrat përreth janë të lidhura me sistemin rajonal të ujësjellësit dhe kanalizimeve të Mitrovicës. Furnizimi me energji elektrike është mjaft i qëndrueshëm.

Shëndetësia:

Kujdesi shëndetësor përfshin: 1 spital klinik dhe 1 qendër shëndetësore. Sektorët e shëndetësisë numërojn gjithsejt 603 të punësuar. Të gjitha komunitetet kanë qasje në kujdesin shëndetësor. Ekziston edhe një strukturë shëndetësore e vendosur në Suhodoll.

Arsim:

Ka shtatë shkolla fillore me 1.706 nxënës dhe 165 mësues, gjashtë shkolla të mesme me 1.325 nxënës dhe 271 mësues, përfshirë stafin mbështetës dhe menaxhimin e shkollës; një kopsht parashkollor me 563 nxënës dhe 46 arsimtarë dhe një shkollë speciale, e cila siguron arsim fillor dhe të mesëm për fëmijë me nevoja të veçanta, me 46 nxënës dhe 37 punonjës. Shumica e nxënësve janë serbë të Kosovës, ndërsa boshnjakët, goranët e Kosovës dhe romët e Kosovës gjithashtu ndjekin sistemin shkollor në komunë. Pas konfliktit të vitit 1999, Universiteti i Prishtinës është i vendosur në Mitrovicën e Veriut, me zyre të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës.

Objektet fetare dhe kulturore:

Ekzistojnë dy kisha ortodokse serbe në komunë, të dyja të ndërtuara pas konfliktit. Ka dy xhami në komunë. Njëra ekzistonte para konfliktit, dhe një e re u ndërtua në fshatin Suhodoll në vitin 2016. Një xhami që më parë ekzistonte në veri të Mitrovicës u shkatërrua gjatë konfliktit dhe nuk është rindërtuar.

Pax logo Logo projekta Nsi logo