Kabineti i kryetarit

Kryetari i bashkisë Milan Radojevic lindi në vitin 1982 në Mitrovicën e Veriut. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Mitrovicën e Veriut, ku u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. 

Nga 2005 deri në 2015, ai ishte drejtor i Njësisë së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, ku në moshën 22 vjeç, ai ishte drejtori më i ri i çdo njësie të paraburgimit në Evropë.

Pas kësaj, në vitin 2015, ai u emërua Zëvendës Ministër i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës për disa mandate.

Radojevic gjithashtu shërbeu si koordinator kombëtar i Kosovës për luftën kundër narkotikëve, trafikimin njerëzor dhe sigurinë e komunitetit.

Në zgjedhjet e mbajtura në nëntor 2020, Milan Radojevic u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Roli i Kryetarit

Kryetari zgjidhet drejtpërdrejtë nga zgjedhjet në përputhje me ligjin për zgjedhjet lokale. Mandati i kryetarit zgjatë katër vite.

Përgjegjësitë e kryetarit

a) Përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;

b) E udhëheqë dhe qeverisë me qeverisjen lokale, bën menaxhimin e financave të Komunës;

c) Kryen të gjitha kompetencat të cilat nuk janë në mënyrë të veçantë të ndara për Kuvendin e Komunës dhe asamblistët e saj;

d) Ekzekuton vendimet e Kuvendit të Komunës;

e) Emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij;

f) Emëron dhe shkarkon drejtorët e komunës;

g) Organizon dhe menaxhon politikat e komunës;

h) Propozon rregullore dhe akte tjera komunale për miratim nga Kuvendi i Komunës;

i) Propozon plane për zhvillim të komunës, rregullim dhe investime;

j) Propozon buxhetin vjetor për miratim nga Kuvendi i Komunës dhe menaxhon me buxhetin e saj;

k) Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën financiare – ekonomike dhe zbatimin e planeve komunale për investime të paktën një herë në gjashtë muaj apo aq shpesh sa kërkon Kuvendi Komunal;

l) Mund të kërkoj nga Kuvendi Komunal, vetëm një herë të shqyrtoj aktet komunale nëse konsideron që ai akt i shkel ligjet në fuqi;

m) E konsulton zëvendësin e kryetarit për pakica lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë; fhe aktivitete të tjera të cilat i janë ndarë atij/asaj nga ana e Kuvendit Komunal. 

Pax logo Logo projekta Nsi logo